Një pamje mahnitëse ka ardhur sot nga bregedeti i Himarës.

Dy delfinë janë filmuar teksa notojnë dhe “luajnë” me njëri-tjetrin, ndërsa rrezet e diellit bien mbi detin e qetë.

Numri i delfinëve në ujërat e detit Jon dhe Adriatik është rritur ndjeshëm vitet e fundit, po ashtu janë vënë re edhe specie të tjera të rralla.