TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme pamje me dron se si duket nga lart kantieri i Universitetit Bujqësor. 8 godinat e reja që do të ndërtohen për 2200 studentët janë të ideuara nga arkitekti i famshëm Winny Maas, teksa dje Rama inspektoi nga afër punimet.
“Mirëmëngjes dhe me kantierin e Universitetit Bujqësor, Tiranë, ku po ndërtohen 8 godina të reja të ideuara nga arkitekti i famshëm Winny Maas, për 2200 studentë, të cilët do të kenë një kampus me kushte optimale si në Europë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
![]()
Në secilën godinë do të jenë nga 280 studentë, ku në katet e para do të jetë për shërbime të ndryshme. Rama tha se kjo është e ndërtuar 100% nga buxheti i shtetit, teksa ndërkohë po ndërtohen 2 godina te Universiteti i Mjekësisë dhe Qytet Studenti.
Komente


Jane pa shpi qe do strehohen!!
PërgjigjuRreth e rrotull duket tamam si Tabelat e Rios,në Brazil!!..E ktheu Shqiperinë në Barakopoli Sali BiBerishovici...
Përgjigju