Një fenomen i rrallë i superhënës Rozë është shfaqur mbrëmjen e sotme. Superhëna ishte e mundur të shihej me sy të lirë edhe në Tiranë. Fotot e realizuara mbrëmjen e kësaj të marte, tregojnë imazhet spektakolare ku shfaqet hëna.
Fenomeni i superhënës ndodh kur një hënë e plotë rreshtohet me pikën më të afërt me Tokën gjatë orbitës së saj eliptike. Gjatë kësaj kohe ajo duket 14% më e madhe dhe 30% më e ndritshme se zakonisht. Ishte Richard Nolle ai i cili përcaktojë superhënën e parë në 1979, term ky i cili tashmë është bërë i përdorur gjerësisht.
Një tjetër superhënë e quajtur hëna e luleve pritet të ndodh gjatë muajit maji.