LEZHË-Një tjetër aksident i rëndë  është regjistruar paraditen e kësaj të diele. Në aksin rrugor në autostradën Milot-Mumurras një mjet është përplasur me trafikndarësen dhe është çarë në dysh.  

Në makinë ndodhej vetëm drejtuesi i cili është plagosur dhe është dërguar në spitalin e Traumës për mjekim të specializuar. Në njoftimin e policisë thuhet se drejtuesi i mjetit është jashtë rrezikut për jetën por burime për Report Tv bëjnë me dije se ai në gjendje të rëndë.

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

"Në aksin rrugor Thumanë-Lezhë, në afërsi të një karburanti, mjeti tip "Volksëagen" me drejtues shtetasin A.B.,23 vjeç , ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierën anësore të rrugës  ,ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.  Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe  rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë.