FIER- Pikërisht në Ditën Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit ndaj Abuzimit me të Moshuarit pamje të rënda dhune vijnë nga qyteti i Fierit ku një 29 vjeçar me iniciale O.T ka dhunuar dhe tërhequr zvarrë një të moshuar 69-vjeçar.
Skena e dhunshme është filmuar nga qytetar në rrugën ‘Xoxi Andoni’, ndërsa pamjet e rënda janë bërë virale.
Pas kallëzimit në polici, policia ka bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e këtij shtetasi, në komisariat, ku ka deklaruar se e kishte goditur me grushte, një shtetas që nuk e njihte. 29-vjeçari dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe për të ka nisur një procedim penal.
Abuzimi me të moshuarit çdo ditë e më shumë po kthehet në çështje sociale globale që ndikon në shëndetin dhe të drejtat e personave të moshuar në mbarë botën.

Një ngjarje rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Fier, ku një i ri ka dhunuar dhe tërhequr zvarrë një të moshuar. Lidhur me këtë, autori është vënë nën hetim ndërsa policia e Fierit raporton se i riu vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Njoftimi i policisë:
Sqarim i DVP Fier
Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një shtetas duke dhunuar një të moshuar, sqarojmë se:
Ditën e sotme, është paraqitur për të bërë kallëzim shtetasi O. T., 69 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka deklaruar se e kishte goditur me grushte, një shtetas që nuk e njihte.
Menjëherë pas kallëzimit, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e këtij shtetasi, në Komisariat.
Në përfundim të veprimeve të para procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin E. H., 29 vjeç, banues në Behaj, Mallakastër, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë raste të tilla dhe i fton sërish ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm e të paanshëm.
-
Po pse i lene rrugeve kur kane probleme?? nese do reagonte njeri per te mbrojtur te moshuarin do mbante pergjegjesi pastaj? se ketu dhe nuk funksionojne gjerat dhe kur nga halli vepron e ha vete
Përgjigju -
Njesoj si keta qe bejne video edhe 2 zdapat qe rrinin te parkingu qe shikonin e nuk leviznin te ndihmonin te moshuarin a te therrisnin policine. Jane po njesoj fajtore, shoqeri e mbaruar e mbushur me njerez te poshter qe vetem kenaqen duke bere sehir. Ne asnje vend te botes nuk ben vaki nje indiference e tille per nje te moshuar ne nevoje.
Përgjigju -
Nese vuan nga shendeti mendor shteti duhet ti mbaje ne struktura te posacme shendetesore dhe jo ti ler rrugeve te vrasin njerez kot
Përgjigju -
Po ky robqiri qe u fut posht fustanit te gruas qe vet filmon pse nuk nderhyn ,fundi botes ku ka arritur njerzimi.
Përgjigju -
O plera ju qe beni video , a u kenaqet t pakten Ne vend qe te reagoni e ta ndaloni ate psikopatin kenaqeni duke bere sehir Ishalla te provoni te jwni vete ne vend te atij zotrise te moshuar
Përgjigju










Komente
Komento