VLORË- Pamje të rënda vijnë nga Bulevardi Vlorë- Skelë, ku një makinë ka përplasur këmbësorin që po ecte në vijat e bardha.
Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites së djeshme, afër kryqëzimit të Rinisë, ku një mjet tip "Smart" ka aksidentuar një 71-vjeçar të identifikuar si Luan Zaimi. Report Tv siguron video e këtij momenti të tmerrshëm, por që fatmirësisht nuk ka përfunduar tragjikisht pasi 71-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.
Lidhur me këtë ngjarje, nuk ka pasur një njoftim nga ana e policisë së Vlorës, e ndërsa bëhet e ditur që drejtuesi i mjetit nuk është identifikuar.
Vlonjat baj g!
PërgjigjuKy Bastardi që ka shtypur këtë qytetarin duket që e ka bërë dhe me tendencë, sepse në një moment ka ulur shpejtësinë dhe pastaj I ka dhënë përsëri gaz, ajo lloj makine dallohet shumë leht dhe ai plehra të dënohet jo vetëm për shkelje të rregullave të qarkullimit por edhe për tentativë vrasje sepse është larguar dhe nga vendngjarja.
Përgjigju