FRANCË- Këngëtari Michael Benjamin, i njohur ndryshe me emirin e artit Mikaben, ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme gjatë performancës së tij në një koncert në Accor Arena në Paris. Për fat të keq, vdekja e tij është parë ‘live’ nga miliona fansa që kanë mbetur të shokuar. 

41-vjeçari ishte duke performuar në skenë më grupin muzikor Haitian, Kmpa Carimi, ku papritur u ndje keq. Menjëherë atij iu dha ndihma e parë, mirëpo nuk arriti të jetonte.

Sipas videove të publikuara në rrjet shihet teksa këngëtari u rrëzua papritur teksa po largohej nga skena.