Pas disa dekadash në Roskovec të Fierit janë parë lejlekët. Pamje të rralla këto për shpendë që ngrenë fole zakonisht në laguna.

Çifti i lejlekëve ka ndërtuar folenë në fshatin Strum, në majë të një shtylle elektrike.

“Kanë rreth një muaj që ndërtuan folenë, ka rreth 3-4 ditë që kanë ardhur dhe jetojnë këtu”, tha një banor.

Ndërsa vite të mëparshme lejlekët kanë folezuar dhe në zona të tjera të Fierit, siç është lagjja "Sheq i madh".

“Fiks 8 vjet, vetëm njëherë i prishi era folenë, ka 2 vjet që një lejlek ka qëndruar këtu. Erdhën dy në fillim pastaj u bënë 6 copë dhe jetojnë bashkë këtu”.

Gjatë kësaj periudhe lejlekët kanë nisur shtegtimin nga vendet e dimërimit në Afrikë drejt vendeve mesdhetare, mes tyre Shqipëria.