TIRANË-Një aksident i rëndë është shënuar pranë Kopshtit Botanik në Tiranë gjatë paradites së sotme. Një makinë tip ‘Volvo’ pasi ka dalë nga parkimi, pa përplasur nga pas motorin e Forcave ‘Shqiponja’, ku udhëtonin dy efektivë në krye të detyrës. Pas goditjes nga pas, motori i efektivëve ‘Shqiponja’ ka përfunduar duke u përplasur me bordurat anësore të rrugës.  

Aksidenti ka ndodhur në orën 10:05 në rrugën “Shkëlqim Fusha”, ku makina me drejtues R.K., 40 vjeç, i ka prerë rrugën motorit të Shqiponjave, ku mbetën të plagosur dhe më fraktura të shumta në trup dy efektivët E.M., që drejtonte motorin dhe J.D, pasagjer.

Pamjet nga vendi i ngjarjes të siguruara nga Report Tv janë të frikshme, ku dallohet se motori është bërë copa dhe dy efektivët e Shqiponjave janë të shtrirë në tokë.

Ambulanca ka bërë transportimin e  tyre në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit për sqarimin e plotë të aksidentit.

1631004840_1631003374POLIC.jpeg

Efektivet e plagosur

1631005774_Screenshot1.jpg

Foto nga aksidenti