Një zhytës ka filmuar një takim jashtëzakonisht të rrallë me një peshkaqen të bardhë në Detin Mesdhe, moment të cilin e ka përshkruar si “mjaft të veçantë.”

“Peshkaqeni ishte shumë pranë nesh ... Dhe, në fakt, gishtat më dridheshin kur po përpiqesha ta vija kamerën në funksion,” tha për BBC Derk Remmers.

Mendohet se peshkimi pa kriter ka kontribuar në çuarjen e kësaj specieje drejt zhdukjes së afërt në Mesdhe.

Shkencëtarët thonë se njerëzit nuk duhet të shqetësohen, pasi peshkaqeni, që mendohet të ketë qenë mashkull i rritur, u vu re shumë milje larg bregut, mes Tunizisë dhe Siçilisë.

Ata shpresojnë që ky vëzhgim t’i nxisë qeveritë të krijojnë zona të mbrojtura detare në ujërat e Mesdheut.

Zhytësit që punojnë për OJQ-në Healthy Seas e filmuan këtë pamje gjatë një zhytjeje që synonte të nxirrte në pah problemin e të ashtuquajturave “rrjeta fantazmë të peshkimit” (ghost fishing nets).

P.J/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Qershor, 21:08

    A e mbështesni protestën kundër investimit në Zvërnec?