VIDEO/ Himara dhe Potami “pushtohen” nga buburrecët! Gjenden kudo, alarmohen pushuesit

Banorë dhe turistë në Himarë prej rreth 2 javësh janë duke bashkëjetuar me insektet. Buburrecë të vegjël edhe fluturakë janë kthyer në makth. Ata gjenden kudo. Pushuesit shqetësohen gjatë qëndrimit në plazh, në bar-kafe e restorante pasi insektet të ngjiten në trup apo në ushqime.

Shqetësuese është situata edhe nëpër banesa dhe strukturat hoteliere. Banorë e turistë në Himarë dhe Potam sigurohen të mbyllin dyer e dritare, pasi insektet “pushtojnë” ballkonet, si në këto pamje që Report Tv sjell.

Qytetarët shprehen se e kanë të vështirë të dalin në ballkon dhe se rrobat që hapin për tu tharë i mbushen nga buburrecët e vegjël.

Sipas tyre, edhe grupet e pushuesve që po vijnë në fundjavë, siç janë edhe organizimet me nxënës të shkollave të ndryshme, apo të huajt, po ikin të frikësuar ndërsa rrugëve shihen vazhdimisht njerëz që mundohen të largojnë nga koka e trupi buburrecët që fluturojnë rreth tyre.

Report Tv do të interesohet pranë Bashkisë së Himarës dhe Ministrisë së Shëndetësisë për të ndjekur më tej këtë shqetësim që po alarmon pushuesit dhe nëse është bërë apo jo dezinsektimi.

1716194862_buburecat.jpg

1716194934_buburecat.jpg

1716194832_buburecat.jpg

Buburrecët në Himarë

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Himarioti: 20/05/2024 23:42

    Kinezi i ha buburrecat ju kino frik se ju ngjiten n trup

    Përgjigju
  • emigranti: 20/05/2024 13:02

    Gjynah se edhe per pak do kishim arritur Santorinin ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Kristjan Boçi reagon sërish: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me Kombin e vet

Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Kristjan Boçi reagon sërish: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me Kombin e vet