Pamjet/ Punime për Portin e ri Turistik të Durrësit, Rama: Kthehet në hapësirë cilësore për pushuesit, i jepet fund gangrenës së rëndë mjedisore

DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga kantieri i punimeve në portin e ri turistik të qytetit të Durrësit. Krahas videos së ndarë në rrjetet sociale, Rama shkruan se porti turistik po merr formë dhe do kthehet në një hapësirë pushuese për turistët, me njësi shërbimi, hotele e apartamente.

Rama thotë se ky projekt do zhvillojë zonën dhe do i japë fund gangrenës së rëndë mjedisore, duke e kthyer nga një zonë të ndotur siç ishte porti tregtar, në një mjedis cilësor për gjithë qytetarët shqiptarë dhe turistët e huaj.

“Mirëmëngjesi dhe me kantierin e portit të ri turistik në Durrës, ku po merr formë plazhi i ri që jo vetëm do të ofrojë një tjetër hapësirë jete si vendpushim cilësor, me njësitë e shërbimit, hotelet, apartamentet dhe aksesin 24/7 për turistët e huaj e për vizitorët nga Shqipëria, po edhe do të shërojë një gangrenë të rëndë mjedisore në atë zonë të ndotur nga aktiviteti tregtar pa asnjë standard mjedisor prej shumë dekadash, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besi: 01/04/2024 11:55

    nje investim i duhur per qytetin dhe pol i rendesishem argetimi gjithe vitit qe e kthen durresin ne nje hapesire metropol zhvillimi urban si ne bursa prane bregut te kristalte te marmaras. Vetem nje keshille do i lejoja vetes ti beja kryeministrit meqe i gjithe bregu i durresit ne zonen e plazhit ku rera nuk vlen me per gje ne vend te drenphet me plug ne fillim te sezonit do i sugjeroja te mbillej me pisha te buta deri afer ujit qe do e mbronte kete hapesire nga erozioni aktiv dhe eshte e mundur duke i futur pemet ne kapsula me dhe organik qe i siguron vlerat ushqimore ne fazat e para te ciklit te rritjes derisa rrenjet e behen te forta dhe te pershtaten me ambjentin

    Përgjigju
    • Touch: 02/04/2024 17:45

      Shume dakort me Besin

    • Fred: 02/04/2024 16:02

      "Besi" ????

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Nuk e do Bardhin ngjitur, Basha: Deputetët ulen në bazë të roleve që kanë, në krah dua sekretarin e grupit

Nuk e do Bardhin ngjitur, Basha: Deputetët ulen në bazë të roleve që kanë, në krah dua sekretarin e grupit