Report Tv sjell pamjet me dron nga protesta e çdo dite të hënë poshtë kryeministrisë të Partisë Demokratike.

Nga java në javë, siç shihet dhe nga pamjet, militantët sa vijnë dhe braktisin Berishën duke mos marrë pjesë në protestë.

Të vetmit që qëndrojnë në bulevard, janë besnikët e partisë, ndërsa Berisha iu bashkua pas kaosit në Kuvend.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:08
Taulant Balla ironizon protestën e tkurrur të Berishës: Këta janë njëlloj sa në sallë edhe në shesh!

1768849063_postitaulantit.jpg

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar protestën e zhvilluar sot nga opozita, duke publikuar në rrjetet sociale foto nga protesta e mbështetësve të Sali Berisha brenda dhe jashtë Kuvendit.

Pamjet krahasimore të shpërndara nga Balla tregojnë një pjesëmarrje të kufizuar në protestë, si në kaosin e krijuar brenda Kuvendit, ashtu edhe në sheshin përpara tij.

Në postimin e tij në Facebook, Balla ironizoi numrin e protestuesve duke shkruar:

“A më duket mua apo këta janë njëlloj, si numër flas, sa në sallë edhe në shesh? Domethënë bashkë me stafin”.

Më herët në parlament, Balla i bëri thirrje opozitës që deri javën e ardhshme të vendosin të marrin pjesë në komisionet për reformën territoriale dhe atë zgjedhore, ose shumica do t’i bëjë ndryshimet pa ata.