Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka përshëndetur dhe vlerësuar punën e efektivëve të Forcave të Armatosura, teksa ka publikuar një video nga një operacion i shuarjes së një vatre zjarre përmes ndërhyrjes nga ajri.
"Respekt për punën e palodhur të çdo efektivi të Forcës së Armatosur, që çdo ditë janë në shërbim të komunitetit, përmes operacioneve në ndihmë të qytetarëve në tokë e në mbrojtje të pasurisë kombëtare në ajër" shkruan Xhaçka.
Komento