SHKODER - Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një ndërtesë dy katëshe në lagjen "Guerile" në Shkodër, por fatmirësisht asnjë person nuk ka mbetur i lënduar. Forca të shumta zjarrfikëse ndërhynë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve të cilat përfshinë 6 apartamente.
Zjarri ra në një ndërtesë që dikur ka qenë konvikti i shkollës së veterinarisë, por tashmë jetojnë familje. Edhe forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes ku pritet që pas shuarjes së flakëve, të nisin hetimet për të zbuluar shkaqet e rënies së zjarrit në këtë godinë.
Shërbimet e Policisë kanë evakuar banorët dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë.
Lajmi në përditësim...