Pamjet që tregojnë pse Kombëtarja ka sukses, Sylvinho përqafon tifozët dhe gazetarët (VIDEO)

Pamjet që tregojnë pse Kombëtarja ka sukses, Sylvinho përqafon tifozët dhe gazetarët (VIDEO)

Festa e Sylvinhos

Kombëtarja shqiptare e futbollit rishkroi historinë, teksa dje pas barazimit 1-1 në Moldavi kuqezinjtë siguruan matematikisht finalet e Euro 2024. Festa ka qenë legjitime për tanët, duke treguar edhe klimën e mirë që shoqëron ekipin.

Veç anës sportive, një dorë në këtë sukses ka dhënë edhe raporti që trajneri Sylvinho ka krijuar me lojtarët, tifozët dhe mediat. Qetësia në dhomat e zhveshjes dhe përqëndrimi në fushë, kjo është arma që braziliani e ka përdorur më së miri.

Nëse shohim pamjet e festës, trajneri përqafon të gjithë lojtarët, ndërsa shkon dhe u jep dorën edhe tifozëve të pranishëm në Moldavi. Veç saj, Sylvinho shkon edhe në tribunën e medias ku duket në një përqafim të ngrohtë me gazetarin Ervin Baku.

Për të kuptuar se përse kuqezinjtë patën sukses dhe siguruan "Gjermani 2024", mjafton të shohim këto pamje që të ngrohin zemrën.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

FSHF kapet në befasi, skema e 'Final 4' e paqartë për Evropën! Tirana shpreson për Conference League

FSHF kapet në befasi, skema e 'Final 4' e paqartë për Evropën! Tirana shpreson për Conference League