Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit po e shemb këtë objekt i cili ndodhet pranë hotel Tiranës.
Për shembjen e këtij objekti Bashkia e Tiranës fitoi gjyqin me pronarët e ndërtesës duke i hapur rrugë zbatimit të projektit të unazës, projekt i cili lehtëson shumë qarkullimin e automjeteve në qendër.
Gjykata e Apelit e ka vlerësuar të rregullt shpronësimin për interes publik që Bashkia i ka bërë kësaj godine në kuadër të projektit të Unazës së Vogël, duke rrëzuar kështu pretendimet e pronarëve të godinës.
Në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave, godina e INSIG-ut u vlerësua me një vlerë prej 2 milionë euro, ndërkohë që pronarët pretendonin një shumë që shkonte deri në 6 herë më shumë.
Me vendimin e dhënë nga Gjykata dhe prishjen e kësaj godine, projekti i rrugës do të përfundojë më shpejt edhe për segmentin nga pallati i ish-INSIG-ut deri te Bulevardi Zogu i Parë.
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)