Kryeministri Rama ndau pamje nga kantieri i rrugës Shëngjin-Velipojë, që sipas tij, do të jetë së shpejti një nga rrugët turistike më spektakolare të Mesdheut falë peizazheve mahnitëse.
Në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan se ky është një ndër investimet kyçe për çlirimin e mëtejshëm të potencialit fantastik të turizmit në veriun e vendit.
Me punimet që vijojnë në mënyrë të pandërprerë, sipas tij, kjo rrugë do të jetë e kalueshme që në sezonin e ardhshëm veror, pas kapërcimit të një fragmenti të vështirë gjeologjik.
“MIRËMËNGJESI dhe me kantierin e rrugës Shëngjin-Velipojë, e cila do të jetë së shpejti një nga rrugët turistike më spektakolare të Mesdheut falë peizazheve mahnitëse, një nga investimet kyç për çlirimin e mëtejshëm të potencialit fantastik të turizmit në veriun e vendit, ku puna po vijon pa u ndalur për ta bërë të kalueshme qysh në sezonin e ardhshëm veror, pas kapërcimit të një fragmenti të vështirë gjeologjik, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan Rama.
-
Pamje mahnitese,duket sikur je ne California,por rruga tmerresisht e ngushte.Me mire beni nje rruge ne vit dhe ate t'a beni te sakte se sa shume e per lume.
Përgjigju -
S'paske bo kurgjo,u dashka të bëhet rrugë njëkahëshe. Për 2 makina nuk paska vend.
Përgjigju -
O Xhaxhi Ram Po pse me kthesa o Buri i Dheut? Po, per një kodër dy metra të lartë e bëjsh kthesën dhe e bëjsh rrugën për 100 vjet të rezikshme. Punë fukarash që shikon koston e ulët e jo funksionalitetin e rrugës. Çikago i vitit 1990 së pari ka planifikuar tokën për rrugët e pastaj i kanë planifikuar ndërtimet. Nga aeroplani, natën, duken dritat dhe vijat e drejta të rrugëve të ndriçuara të ndara si me vizore dhe të drejta.
Përgjigju -
Me nje korsi biçikletash plus do te kishte ken super.
Përgjigju -
Po ta kishte kinezi njekyt rruge me metodat e reja nuk e prekte hiç malin e ndertonte ma poshte detit aty ku lejohet dhe me 4 korsi autostrad(e manej le te jet me pages ja vlen)me kollona siç e ka ndertu ne MONTENEGRO kush e ka pa?
Përgjigju -
Gjeresia e kesaj rruge do jet problem ne te ardhmen, sepse trafiku aty ne sezon veror do jete maksimal…
Përgjigju -
Po more Edi , po sa makina nderrohen, kjo rruge asht e ngushte, vetem per nje makine? Tash po e sheh se sa aksidente Kan me ndodh!
Përgjigju








Komente
Komento