Deputetja e PD, Oriola Pampuri në 18-vjetorin e festës së dashurisë së saj me bashkëshortin i ka dedikuar atij disa fjalë të ëmbla. Ajo shkruan se e sheh familjen si “jastëkun e ngrohtë ku vendos kokën në fund të ditës, ndërsa shtoi se dashuria e tyre do të zgjasë përgjithmonë.

"18 vite më pare, me sa mbaj mend ka qenë një ditë si kjo sot, por brenda nesh kishte shumë dashuri, dhe kjo na bënte që atë rrugëtim ta nisnim të sigurt që gjithçka do të shkonte mbarë dhe bukur. Dhe kështu ndodhi, sot pas 18-vitesh kemi familje të mrekullueshme, dy djem dhe një dashuri që rritet cdo ditë. Besnikëria, dashuria, mbështetja, mirëkuptimi ushqyen marrëdhënien tonë ndër vite dhe e bënë atë të shëndoshë siç është sot. Familja është 'jastëku' ku vendos kokën i qetë dhe i sigurt që asgjë dhe askush nuk të cenon. Derisa fundi i jetës të na ndajë, të dashuruar e të lumtur gjithnjë", shkruan Pampuri.