Pampuri: Kompani bërthamore
ruse për aeroportin e Vlorës

Pampuri: Kompani bërthamore<br />ruse për aeroportin e Vlorës<br /><br>
Deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri në një deklaratë për mediat sulmoi kryeministrin Edi Rama se ky i fundit kishte pranuar publikisht që ishte takuar me kompani ruse që rezultojnë në listën e zezë të SHBA.
Në emër të PD-së Pampuri pyeti Ramën se kush i solli rusët e Gunvorit në zyrën e tij në Tiranë? ndërsa shtoi se “Çfarë marrëveshje ka bërë Edi Rama me Erdoganin për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës nga një kompani që ndërton centrale bërthamore me kompani shtetërore ruse?”

REAGIMI I PD

Edi Rama pranoi drejtpërdrejt në TV mbrëmë, se ai është takuar me kompani ruse në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por ai, qëllimisht e anashkaloi emrin e kompanisë dhe detajet.

Edi Rama duhet të përgjigjet:

1. Kush i solli rusët e Gunvorit në zyrën e tij në Tiranë?
2. Çfarë u diskutua dhe u ra dakord me ta?
3. A ka Gunvor në Shqipëri një kompani të përbashkët me Besnik Sulajn, mikun e ngushtë të Edi Ramës?
4. Çfarë marrëveshje ka bërë Edi Rama me Erdoganin për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës nga një kompani që ndërton centrale bërthamore me kompani shtetërore ruse?
Gjithashtu Edi Rama duhet të përgjigjet:
1. Çfarë ka biseduar Damian Gjiknuri në Shën Petërsburg me Robert Noëikoskyn e Jurimexit, një personazh të cilësuar nga Senati Amerikan dhe Bashkimi Europian si person që rrezikon pavarësinë energjetike të Evropës?
2. Çfarë i është premtuar Jurimexit?
Të gjitha nyjet e drogës, krimit, pastrimit të parave, ndikimeve të paligjshme përfundojnë tek Edi Rama dhe familja e tij.
Ky realitet nuk mund të fshihet dot nga sulmet që i bëhen Partisë Demokratike, të paguara me paratë e kokainës dhe të krimit. As vendosmëria e Partisë Demokratike kundër krimit dhe drogës nuk ka për të ndryshuar.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset