Panair agroturistik në qendër të Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë

/ ATSH / - Administrata e pushtetit lokal e fshatit Dorëz të rrethit Librazhd, në bashkëpunim me AdZM, CNVP dhe shkollën e mesme të këtij fshati, organizuan një panair me produkte bujqësore dhe blegtorale të zonës. Produktet ishin të prodhuara sipas traditës së krahinës në kushte familjare dhe artizanale, nderkohe qe u promovua zejtaria popullore e zonës me etnografinë e vecante të saj si, veshje tradicionale, vegla pune etj.
Panairi u ndoq edhe nga deputeti i zonës, Taulant Balla, kryetari i bashkisë, Kastriot Gurra, perfaqesues te shoqatave të ndryshme lokale etj.
Panairi kishte si qëllim nxitjen e fermereve dhe banorëve të zonës për të ruajtur dhe promovuar traditat e zonës si një alternativë mjaft e mirë për zhvillimin e turizmit malor familjar, duke qenë se edhe këto fshatra janë brenda hapesirës së Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë. 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Kumbullat e thata, vetitë e forta për rigjenerimin e kockave