TIRANE, 14 Shkurt /ATSH/- Panairet vleresohen nga ekspertet si veprimtari që nxisin dhe zhvillojnë ekonominë e vendit.
Bashkëpunimi mes bizneseve por dhe kontratat e lidhura mes kompanive të ndryshme, shpeshherë janë arritur gjatë pjesëmarrjes së tyre në panaire.
Ndërsa promovimi i prodhimeve vendase është koncept i zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të punës. Por pjesëmarrja në panaire është mënyra më e mirë dhe e favorshme për të rritur dhe shkëmbimet tregtare.
Epërsia e Qendrës Kombëtare të Panaireve, në organizimin e panaireve dhe evenimenteve kombëtare e rajonale është tashmë e prekshme dhe e kthyer në një rrymë të re standardesh.
Kështu gjatë këtij viti sipas kalendarit të kësaj qëndre do të zhvillohen disa panaire lëvizëse në të gjithë vendin, por edhe panaire kombëtare dhe ndërkombëtare.
Pak ditë më parë Qendra e Panaireve ne bashkëpunim me MInistrinë e Ekonomisë prezantoj përpara një audience të gjere biznesmenesh , kalendarin e Panaireve duke konsoliduar kështu institucionalizimin e këtyre veprimtarive në vendin tonë. e.xh/f.n/









