Tradita, ëmbëlsirat, mjalti, produktet bujqësore dhe blegtorale të zonës u bënë bashkë në edicionin e 16-të të Festës së Ëmbëlsirave në Maliq, të Korçës.
Në formën e panairit, gratë amvisa të zonës së Maliqit prezantuan produktet e larmishme të përgatitura vetë në kushtet e shtëpisë, ku krahas ëmbëlsirave u ekspozuan edhe prodhimet tradicionale bio të zonës.
Sinkron “Në festën e ëmbëlsirave, kemi sjellë pengjir, kompeka, kek me mollë, kek me lajthi, kadaif, kemi sjellë petulla, revaninë apo edhe kulaçin dhe nga të gjitha llojet që përdor zona jonë nga të gjitha llojet që përdor zona jonë, të sjella te gatuara nga zonjat e Maliqit”, thotë një amvisë.
“Kemi të gjithë produket bio të zonës së Gorës.Kryesisht nga blegtoria kemi mish qingji, djathë dhie, gjizë. Nga perimet kemi të gjithë llojët. Kemi sjellë fasule pllaqi, tavë me fasule pllaqi, lakrorë. Por kemi sjellë dhe raki thane, raki kumbulle që janë produkte bio, origjinale të zonës tonë të prodhuara vetë”, thotë një fermer.
Vitit të 16-të të festës nuk i munguan dhe petaniku, kulaci i njohur i traditës vendase apo edhe ekspozimi i zahireve të dimrit.
Sinkrone amvisë “Sot jemi mbledhur për festën e ëmbëlsirave. Ka 16 vjet që bëhet ky panair për ëmbëlsirat dhe blegtorinë. Amvisat sjellin nga gatimet e tyre si petulla të fshira, trileçe apo bakllava. Bletërritësit kanë sjellë mjaltin etj”.
Mbështetur nga Bashkia e Maliqit, në “Festën e ëmbëlsirave” këtë vit u bë pjesë dhe grupi i filarmonisë të Korinthit-Greqi dhe Pallatit të Kulturës “Dhimitër Orgocka Maliq” .
B.K/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Jeni dakord me nismën e Kishës Katolike për ndalimin e simboleve komuniste?
-
Po
32.1%
-
Jo
62.1%
-
Nuk e di
5.8%
Vota total: 6196
Lajme të tjera
-
Dita e Çlirimit vijon të ndajë PD dhe PS! Bashkia Pogradecit homazhe për Dëshmorët e Kombit, opozita i nderoi një ditë më parë
29 Nëntor, 13:10
-
Digjen tre banesa në Maliq! Dyshohet se zjarri u shkaktua nga një ngrohëse në një prej shtëpive! Kryebashkiaku: Do marrim masa për strehimin e banorëve
29 Nëntor, 09:25
-
GJKKO e shpalli të pafajshëm, SPAK ankimon vendimin, kërkon dënim për ish-kryebashkiakun e Pogradecit, Eduart Kapri
28 Nëntor, 16:39
-
Ersekë/ Rrezikojnë jetën duke kaluar lumin me makinë! Fshati Prodan 30 vite pa urë, banorët apel bashkisë
28 Nëntor, 11:08
-
Përfshihet nga flakët një godinë në Ersekë, shpëtojnë dy të moshuarit
27 Nëntor, 17:29
-
Djemtë e Sazeve të Korçës në Tiranë për traditën: Muzika popullore, amanet nga të parët!
27 Nëntor, 17:10
-
Gjirokastra dhe Korça, mes rajoneve me rënien më të madhe të shtesës natyrore të popullsisë në Europë
27 Nëntor, 15:13
-
Muzhaqi në Korçë: Panair trajnimi dhe punësimi në çdo qark, mundësi për të rinjtë
27 Nëntor, 14:38
-
Shuhet në moshën 71 vjeçare, tenori dhe solisti i këngës 'Dua më shumë Shqipërinë'
26 Nëntor, 17:59
-
'Peizazh mahnitës i rrugës Leskovik-Ersekë', Rama: Ky vit solli shumë turistë, më tepër akoma tjetri (Video)
26 Nëntor, 17:43
-
'Po vij nga mali i Gramozit', emigranti nga Kolonja humb kontaktet me familjarët në kthim nga Greqia, nisin kërkimet nga të dyja anët e kufirit
26 Nëntor, 16:49
-
Reshje dëbore e ngrica! Bllokohet një orë në mbrëmje bypassi në rrugën e Arbrit! Lëvizja e mjeteve me zinxhirë! Fshatra pa energji në disa qarqe
26 Nëntor, 08:48