TIRANE - Eshtë çelur në Pallatin e Kongreseve Panairi i Agrobiznesit dhe Turizmit. Ky event, një bashkëpunim i Ministrisë së Kulturës, Bujqësisë dhe USAID synon ekspozimin e vlerave autentike të Shqipërisë si dhe produktet dhe shërbimet që ofrojnë bizneset shqiptare.

I pranishëm në ceremoninë e çeljes së panairit, kryeministri Berisha tha se Shqipëria ka tokën më pjellore ndërsa premtoi mbështetje fermerëve dhe projekte konkrete për zhvillimin e bujqësisë.

Kryeministri tha gjithashtu se prodhimi bujqësor në vend ka qenë parësor dhe një nga faktorët që ka mbajtur larg Shqipërinë nga kriza. Panairin e përshëndetën krerët e dy dikastereve që organizuan këtë event, ministrat Ruli dhe Bumçi.

Në kuadër të panairit më herët në ambientet e Pallatit të Kongreseve ishte mbajtur dhe një simpozium me temë “Turizmi shqiptar në rrugën e zhvillimit”.
(ns/Gre.M/Shqiptarja.com)