Panairi i Klik Ekspo Group
sjell 400 biznese, nga 20 shtete

Panairi i Klik Ekspo Group<br />sjell 400 biznese, nga 20 shtete
Panairi Ndërkombëtar i Tiranës tashmë është kthyer në traditë të sukseshme e ku për 18 edicione me radhë prezantohen kompanitë më të suksesshme, produkte dhe teknologji inovative, e mbi të gjitha vizionet tregtare e ekonomike të së ardhmes. Përkushtimi dhe profesionalizmi ynë është vlerësuar me anëtarësimin e Klik Ekspo Group në Organizatën Globale të Panaireve Ndërkombëtare (UFI) dhe renditjen pranë Aleancës së Panaireve të Evropës Qendrore (CEFA). Politikat e favorshme fiskale, infrastruktura, siguria e shumë lehtësira për investitorët e huaj, janë përçuar nga Klik Ekspo Group përmes aktiviteteve të përvitshme.

Pjesëmarrja e sipërmarrësve nga Greqia, në një numer të shtuar si rrallë më parë në një eveniment ndërkombëtar në Tiranë, pohon edhe një herë epërsinë e një partneriteti të hershëm të ngushtë dhe dëfton që ashtu si në enët komunikuese biznesi mund të funksionoje dhe të prodhojë simbioza të shëndetshme. Tregu i Shqipërisë është mikpritës për kompani me statuse të rëndësishme në sektorët strategjikë si ndërtimtaria, metalurgjia, energjetika, bujqësia dhe telekomunikacioni.

Një vend të veçantë zuri në Panair edhe pavioni i "Shqiptarja.com", që tërhoqi vëmendjen e vizitorëve të shumta.

"Ky panair është një eveniment i rëndësishëm për vendin", deklaroi kryeministri Sali Berisha, duke shtuar se Shqipëria ka ndryshuar me shpejtësi të madhe. Nga një vend, i cili para vitit 2005 ka pasur një mesatare të investimeve të huaja prej 38 milionë dollarë në vit, në një vend që në 3 vitet e fundit ka marrë rreth 1 miliard dollarë investime të huaj, theksoi Berisha. "Vitin e shkuar Shqipëria kaloi një ligj për t'iu dhënë përgjigje përfundimtare probleme të lidhura me pronësinë. Ky ligj është unik, sipas të cilit kur investitorët blejnë mbi bazën e dokumenteve të rregullta shtetërore pronën, nuk mund të ketë më kërkesa ndaj tij. Të gjitha kërkesat duhet t'i adresohen qeverisë dhe ajo është përgjegjëse për to. Toka e blerë nga investitorët konsiderohet e shtetëzuar në raport me të gjitha kërkesat", tha Berisha.

Në vijim të një tradite tashmë të ndërtuar ndër vite, Klik Ekspo Group respekton vlerësimet dhe pritshmëritë e qindra përfaqësuesve të bizneseve pjesëmarrës e vizitorëve, në të gjitha edicionet që zhvillon me anë të nderimitnë ceremoni të veçanta të personaliteteve të shquara për merita të veçanta në fushat e veprimtarive publike dhe private që janë të lidhura më këto ekspozime, zhvillimin socialekonomik të vendit, si dhe me fushën e artit dhe kulturës.

Gjatë ceremonisë së hapjes së Edicionit të 18- të i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, presidenti i shoqërisë organizatore Klik Ekspo Group, Luan Muhametaj, informoi të pranishmit se do
të vlerësohen me çmimet të veçanta perspnalitete të shquar që kanë kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit, përmirësimin e kushteve të jetesës së vendit, përmirësimin e ndjeshëm të klimës për zhvillimin
e biznesit, rritjen e vlerave kombëtare në art e kulturë. Ai nderoi me "Shqiponjën e Artë" kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha me motivacion të fokusuar në meritat dhe kontributin thelbësor në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë me heqjen e vizave me vendet e BE-së; kryetarin e Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha për kontributin e dhënë për uljen e taksave vendore, në kuadrin e mbajtjes së një premtimi elektoral për të gjithë komunitetin në kryeqytet, etj.

Gjithashtu, Klik Ekspo Group nderon Zevëndësministrin e Brëndshëm Ferdinand Pone për kontributin e dhënë në prodhimin dhe shpërndarjen në një kohë rekord të dokumenteve të identetitetit për qytetarët shqiptarë me standarte prodhimi të një niveli shumë të lartë. Presidenti i shoqërisë Klik Ekspo Group Luan Muhametaj nënvizoi në fjalën e tij vlerësime të larta për Komandantin e Forcave Speciale të Ministrisë së Mbrojtjes që morën pjesë në misionet paqëruajtëse në Afganistan e Irak, kolonel Dritan Demiraj. Një tjetër vlerësim nga Klik Ekspo Group, ishte për Drejtorin e Albafilm Studio Fatmir Musai. RTV Ora News merr një tjetër vlerësim për shpejtësinë dhe vërtetësinë e lajmit. Në fushën e medias me çmimin në fjalë u nderua Ylli Ndroqi, president i Ora News.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS