Panairi i Librit në Fier ndan 
çmimet për risitë në letërsi

Panairi i Librit në Fier ndan <br />çmimet për risitë në letërsi
TIRANE- Është mbyllur me sukses Panairi i librit “FIERI 2015” i cili u mbajt nga datat  21 – 24 MAJ 2015 në qytetin e Fierit. Panairi i çelur në ambjentet përpara Prefekturës së Fierit ka nisur me një seri aktitivitesh simpoziumesh e promovimesh të autorëve të letërsisë shqipe, duke vënë në dukje problematikat e thella që has letërsia shqipe e traditës dhe ajo bashkëhore.

Duke ndjekur, jo vetëm guidën e aktiviteve, por edhe një guidë turistike të menaxhuar nga kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqo, autorë të letërsisë shqipe e studiues të të ftuar nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria, i dhanë një frymë  të re këtij paniari, duke konkuruar me aktivietet dhe pjesëmarrjen edhe panairin më të fundit të librit në Tiranë, gjatë festivalit “Tirana Open” që u mbajt një muaj më parë. Ky ka qenë një nga kokluzionte që kanë shprehur personalitete të letrave shqipe, si Nasho Jorgaqi, Ali Aliu, Jorgo Bulo, Agim Vinça, Behar Gjoka, etj,.

Ditën e enjte më 21 mars panairi i librit në Fier u çel me një ceremoni të përfaqësuar nga Ministri i Kulturës së Kosovës, Kujtim Shala, e zëvendësministri i Kulturës së Shqipërisë, Zef Çuni. Me organizimin e detajuar të Fondacionit “Harpa’’ dhe krytarit të Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqo, në edicionin  e dytë të Panairit të librit “FIERI 2015” morën pjesë reth 100 shtëpi botuese, ku pati edhe qindra tituj të rinj. Të ftuar të veçantë ishin Ali Aliu,  Fatos Arapi, Kujtm Shala, Jorgo Bulo, Klara Kodra, Agim Viçca, Zejnullah Rrahmani, Moikom Zeqo, Nasho Jorgaqi, Behar Gjoka, Rita Petro, Irena Toçi, etj.

Çmimet
 
Nasi Lera: Për romanin më të mirë
 
Maku Pone: Për poezinë më të mirë
Rita Petro: Çmimi i karrirws për krijimtarinë poetike
Çmimi i karrierës për krijimtarinë poetike i jepet poetes Rita Petro.
Fran Ukcamaj: Për romanin për fëmijë
Agim Vinça: Për përkthimin më të mirë të vitit


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 26 Maj 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës