Panairi i Librit Tirana 2015 do të nis më 11 nëntor dhe do të zgjasë deri më 15 po të këtij muaji, ku pritet të prezantohen libra të shumtë të autorëve shqiptarë por edhe atyre të huaj.
Mësohet se në këtë edicion do të ndahen edhe cmimet letrare si: Autori i vitit 2015, Përkthyesi i vitit 2015, Libri më i mirë për fëmijë 2015 si dhe Çmimi i veçantë i Jurisë "Fan S. Noli", me rastin e 50-vjetorit të vdekjes.
Ndërkaq, juria që do të vlerësojë këto çmime është e përbërë nga Diana Kastrati, përkthyese-studiuese e letërsisë-autore, UT, Lili Sula, studiuese e letërsisë, UT, Alfred Lela, gazetar, kryeredaktor i Mapo-Libri-ide, Gëzim Qendro, studiues-autor-përkthyes, Universiteti Polis dhe Behar Gjoka, studiues-kritik, autor.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com