Panairi i shëndetësisë, Arvizu:
Kujdesuni për shëndetin tuaj

Panairi i shëndetësisë, Arvizu:<br />Kujdesuni për shëndetin tuaj
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka marrë pjesë në Panairin e Shëndetësisë në Koplik të rrethit Malësi e Madhe. Ky panair u organizua nga Korpusi i Paqes, në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetit Publik të Malësisë së Madhe, Bashkisë Koplik dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

“Jemi këtu për të folur për shëndetësinë dhe për konceptin e këtij sektori në shoqëri. Jemi munduar të bëjmë një lloj ndërgjegjësimi në të gjithë Shqipërinë. Falë ministrit të shëndetësisë Petrit Vasili mund të cilësoj se shërbimi në shëndetësi është përmirësuar në klinika. E rëndësishme është të dish si të ruash trupin tënd, ashtu siç është i rëndësishme edhe komunikimi i prindërve me fëmijet, apo prindërit me mësuesit e tyre. S`ka asgjë më me vlerë se të jesh një person i shëndetëshëm” ka theksuar Arvizu.

Në këtë takim merrte pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, i cili në fjalën e tij u ndal tek rëndësia që ka edukimi shëndetësor dhe vëmendja që qeveria shqiptare ka për shëndetësinë në çdo zonë.

Vizita e Arvizu është mbyllur në takimin në qendrën e shoqatës joqeveritare World Vision, në Shkodër, ku është njohur me disa prej inciativave të kësaj shoqatë.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Rama duhet të ishte prezent në Kuvend', Spaho: Të kujdeset për refugjatët e Shqipërisë, jo të zgjidhë hallet e botës

'Rama duhet të ishte prezent në Kuvend', Spaho: Të kujdeset për refugjatët e Shqipërisë, jo të zgjidhë hallet e botës