Panairi i tekstilit në Stamboll, mes 558 stendave edhe produktet shqiptare, Ibrahimaj: Shqipëria ka potenciale të mëdha, ja paketat tona për bizneset

Panairi i tekstilit në Stamboll, mes 558 stendave edhe produktet shqiptare, Ibrahimaj: Shqipëria ka potenciale të mëdha, ja paketat tona për bizneset

Stamboll u mbajt Panairi i tekstilit dhe aksesorëve të tij, një nga panairet më të mëdhenj që organizohet, ku morën pjesë 558 stenda të cilat prezantuan produktet e tyre. Kjo ngjarje përfshin të gjitha industritë e tekstilit të mbledhura nën një çati të vetme.

Ky event ofron një mundësi të shkëlqyer për bizneset që të tregtojnë midis industrive më të mira të tekstilit dhe stilistëve në të gjithë botën.

E pranishme në këtë ngjarje ishte edhe Delina Ibrahimaj, Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe Klimën e Biznesit, e cila e vlerësoi këtë vizitë, pasi panaire të tilla ju vijnë në ndihmë biznesit vendas dhe sipërmarrësve shqiptarë.

Tekstilet dhe këpucët janë sektori më i madh eksportues në vend, dhe panaire të tilla janë të rëndësishme për sektorin e fasonerisë, pasi Turqia është prodhuese e lëndës së parë.

“Ne kemi ardhur me 45 sipërmarrës shqiptarë në këtë panairin e Stambollit, që është panairi më i madh i tekstileve në këtë rajon, por në fakt është edhe i dyti në Europë. Janë vende, pika takimi, të cilat sipërmarrësve u duhen me qëllim që të krijojnë kontaktet, qoftë për materialet e para që u duhen për të prodhuar, por edhe për të gjetur klientë potencialë për të shitur produktet e tyre. Është interesant të shohësh se si 550 prodhues kanë ardhur në të njëjtën hapësirë, pikërisht për të treguar produktet e tyre dhe në të gjithë sektorin e teksitele, aksesorë, copa, por edhe prodhime të përfunduara, pra veshje, dhe se si ndërveprojnë me njëri-tjetrin me qëllim që sekush të gjejë çmime më të lirë, tregje të reja. Janë të rëndësishme për të kuptuar edhe nevojën që ka tregu për këto prodhime, por edhe për të treguar potencialin që ka Shqipëria me gjithë kompanitë e investuara në këtë fushë. Jam e bindur që dalja nga ky panair me kontakte të reja që do u shërbejnë sidomos në këtë periudhë sektorëve të përpunimit të tekstileve”, nënvizoi Ibrahimaj.

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe Klimën e Biznesit nënvizon që Shqipëria vazhdon të jetë konkurrente në këtë sektor për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe të krahut të punës së kualifikuar, që tashmë prej 30 vitesh e ka të edukuar.

“Nëpërmjet eventeve të tilla ne mund ta mbajmë gjallë industrinë prodhuese të tekstileve, me synimin që të kalojmë nga fasonët në prodhues final. Dhe një pikë kyçe për të kaluar nga fasonët në prodhues, me cikël të mbyllur, janë pikërisht lëndët e para ku Turqia është një nga prodhuesit kryesorë në botë”, deklaroi ajo.

Ministrja Ibrahimaj theksoi se roli i qeverisë është mbështetja me paketa të mirëfillta, që tashmë po aplikohen dhe po bëhen reale duke i quajtur insrtumente të garancisë sovrane, që biznesi të ketë mundësi të investojë në makineri duke ulur kostot dhe rritur kapacitetet për të realizuar ciklin mbyllur të prodhimit.

“Ne sapo kemi kaluar në Këshillin e Ministrave një akt normativ, ku kemi vënë në dispozicion një instrument të garancisë sovrane për mbështetjen e sipërmarrjeve në industrinë e përpunimit të tekstileve, me qëllim që të mbështesim pikërisht investimet në këtë industri, të mbështesim rritjen e produktivitetit të industrisë me investime në makineri, në automativizim. Ky instrument do të garantojë edhe blerjen e lëndëve të para për ato kompani të cilat bëjnë cikël të mbyllur apo e synojnë atë. Ky nuk është i vetmi instrument mbështetës që qeveria po bën për industrinë fasone. Ne jemi duke bashkëpunuar ngushtësisht me të gjithë aktorët me qëllim që të kuptojnë se cilët janë nevojat, cila është mbështetja që mund të japim në drejtim të rritjes së kapaciteteve për ciklin e mbyllur, qoftë për shkollat profesionale të cilat do t’i dedikohen industrisë përpunuese duke trajnuar, duke edukuar të rinjtë, të rejat me qëllim që t’i shërbejnë kësaj industrie e cila aktulaisht ka një numër të madh të të punësuarve në vend. Gjithashtu jemi duke punuar bashkërisht me kompanitë e industrisë fasone me qëllim që të ndërtojmë një ofertë për të gjithë ata prodhues që operojnë jashtë vendit me qëllim që të shkojmë me një ofertë të plotë si vend dhe jo me oferta të veçanta nga secili prodhues”, deklaroi Ibrahimaj.

Të pranishëm në këtë panair për ta vizituar ishin edhe përfaqësuesi nga biznesi shqiptarë të cilët kishin mundësi të ndërtonin ura bashkëpunimi dhe te njiheshin me produktet dhe ofertat.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Opozita protestë marshim në Shkodër/ Report Tv sjell pamjet me dron, shikoni pjesëmarrjen

Opozita protestë marshim në Shkodër/ Report Tv sjell pamjet me dron, shikoni pjesëmarrjen