Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi një takim në Universitetin e Arteve në Berlin, në kuadër të vizitës së tij në panairin e Turizmit, ITB Berlin 2026.
Gonxhja u prit nga Presidenti i Universitetit Prof. Dr. Markus Hilgert dhe Dekani i Kolegjit të Arteve të Bukura, Prof. Dr. Jörg Heiser, së bashku me kolegë të tjerë të universitetit.
Mësohet se diskutimet në takim janë përqëndruar te ndarja e eksperiencave dhe mundësitë e bashkëpunimit në fushën e artit dhe edukimit artistik.
Takimi u shoqërua edhe me një moment të veçantë artistik me interpretimin pianistike të studentes Tabea Streicher, fituese e Konkursit të Konservatorëve “Felix Mendelssohn” në kategorinë piano.
Një takim i mbushur me shumë art, dialog dhe frymë bashkëpunimi, që sipas ministrisë forcon lidhjet kulturore dhe akademike për projekte të përbashkëta në të ardhmen.
Komente










