Panairi Kombëtar Lëvizës, i pari i këtij lloji në vendin tonë që organizohet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Panaireve, ka mbërritur në Shkodër.

Pavionet përkatëse të bizneseve shkodrane e ato nga rrethet e tjera të vendit, të ekspozuara në sheshin qëndror të qytetit, do vijojnë të qëndrojnë të hapura në shërbim të vizitorëve për tri ditë me radhë. Zv.ministrja Brunilda Paskali vlerësoi punimet artizanale të grave shkodrane e prodhimet për eksport.