LEZHE- Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka marrë pjesë ditën e sotme në panairin blegtoral “Gjeli i Detit, Zadrima 2014” të zhvilluar në Fishtë të Lezhës. Gjatë bashkëbisedimit me fermerët dhe blegtorët e kësaj zone, Meta i garantoi për mbështetjen e vazhdueshme nga ana e institucioneve shtetërore për zhvillimin e mëtejshëm të këtij aktiviteti.
Ndërsa, ministri i Bujqësisë Edmond Panariti i njohu fermerët me mundësitë e reja që afron paketa e re fiskale për fermerët dhe për blegtorët.
Kreu i Kuvendit në këtë aktivitetit shoqërohej edhe nga Drejtoresha e Agjencisë së Pagesave (AZHBR), Suela Popa, deputetët Gjovalin Kadeli dhe Agron Çela, Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Viktor Tusha, si dhe përfaqësues të institucioneve vendore.
Në panairin blegtoral“Gjeli i Detit, Zadrima 2014” merrnin pjesë me dhjetëra rritës të gjelit të detit, ku u zhvillua edhe një konkurs i gjelave të detit. Panairi synon jo vetëm promovimin e këtij produkti të konsumit, por dhe afrimin së bashku të rritësit dhe konsumatorit.
Zona e Zadrimës në qarkun Lezhës është e njohur në të gjithë vendin për rritjen e gjelit të detit, ndërkohë që ka filluar edhe eksportimi i tyre edhe jashtë vendit, duke promovuar në këtë mënyrë edhe traditën shqiptare.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO