Panairi ‘Retro Bazzar’, ‘kthen në kohë’ sheshin ‘Skënderbej’! Të huaj dhe vendas shijuan mbi 100 automjete historike

Rreth 100 makina të koleksionit “Retro Albania”, u shfaqën në panairin “Retro Bazzar” i cili mori jetë të shtunën në Tiranë, pranë sheshit “Skënderbe”.

Koleksioni “Retro” tërhoqi vëmendjen e vendasve dhe të huajve të cilët u ndalën për të përjetësuar përmes fotove dhe videove çastet kaluara pranë automjeteve që vijnë nga më shumë se 3 dekada më parë dhe që nuk prodhohen më nga shtëpitë automobilistike.

Magjia e koleksionit ‘Retro’ ishte një mundësi për t’u takuar me historinë dhe për turistët e shumë që vizitojnë kryeqytetin.

“Unë jam nga Hungaria. Edhe te ne zhvillohen këto evente. Kam parë disa modele makinash që te ne nuk janë. Është e rëndësishme të mos humbin kontaktin me historinë”.

“Unë jam nga Spanja. Të mrekullueshme këto makina. Janë fantastike. Tiranë është shumë e bukur. Është shumë këndshëm këtu. Kemi 25 ditë, që jemi në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë e Mal të zi”

Eventi ishte një mundësi e mirë edhe për artizanët, që ekspozuan produktet e tyre.

Automjetet e ardhura nga e shkuara, ishin një muzë edhe piktorët e vegjël, por edhe ata më profesionist.

"Retrot Bazzar” u organizua nga Drejtoria e përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor në bashkëpunim me Retro Albania dhe Federatën Ndërkombëtare të Mjeteve Historike ku Shqipëria aderon prej disa muajsh tashmë. Kjo edhe falë politikave lehtësuese të ndjekura nga Shqipëria për importin dhe regjistrimin e mjeteve RETRO, që  përfitojnë 90 ditë qarkullim në vit e pa detyrime taksash për mjetin, duke nxitur koleksionistët të pasurojnë Regjistrin e Mjeteve RETRO si një vlerë e trashëgimisë kulturore dhe historisë së automotorizimit që do të flasë ndër breza.

Tabela e kritereve
Të jetë i prodhuar prej të paktën 30 vitesh;
Të jetë i përfshirë në Listën e miratuar të Mjeteve Historike  (për mjetet e prodhuara pas vitit 1970)
Të jetë ruajtur apo restauruar në formën e tij origjinale;
Të mos përdoret për qarkullim të përditshëm;
Të mos jetë më në prodhim.

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut