Panama Papers, edhe klubi
i Interit i përfshirë në skandal

Panama Papers, edhe klubi<br />i Interit i përfshirë në skandal
Në parajsën fiskale të zbuluar nga  “Panama papers” përmendet edhe ekipi i futbollit italian Inter. Sipas të përditshmes italiane Corriere della Sera mes subjekteve italiane të përfshira në kompanitë offshore është edhe ekipi i Interit. 

Ne fakt emri i klubit të Interit mes 11.5 milione dokumenteve të Panama Papers u përmend për herë të parë nga gazeta irlandeze Irish Times. Sipas kësaj të përditshmeje janë të përfshirë edhe shumë emra  ish lojtarësh dhe futbollistë aktual por që nuk ka asnj emër konkret.

Ndërsa një ditë më parë mes dokumenteve u lakua edhe emri i futbollistit Messi. Një tjetër subjekt i përmendur nga mediat italiane si i përfshirë në skandalin e fshehjes së parave në Parajsa fiskale, është edhe kompania e sisteme elektronike ushtarake Finmeccanica.

Ndërkohë autoritetet në të gjithë botën janë vënë nën trysni për të vepruar, dhe disa prej shteteve si Britania, Franca, Meksika kanë nisur hetimet për mundësinë e evazionit fiskal.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dhuna në U-21 me Partizanin, Erzeni përjashtohet nga sezoni 2023-2024! Pezullohen 7 lojtarë për 10 ndeshja, një tjetër ndëshkohet me 1 vit

Dhuna në U-21 me Partizanin, Erzeni përjashtohet nga sezoni 2023-2024! Pezullohen 7 lojtarë për 10 ndeshja, një tjetër ndëshkohet me 1 vit