Humb jetën në moshën 83 vjecare ish diktatori i Panamasë Manuel Noriega i cili prej marsit ishte i shtruar në spital për shkak të një tumori në tru.
Pas lajmit për vdekjen e ish diktatorit, presidenti i vendit u shpreh se me largimin e tij mbyllet një kapitull i historisë së Panamasë.
Noriega ka qënë president dhe diktator i Panamasë nga vitet 1983 deri në 1989.
Fillimisht ai mori mbështetjen e SHBA falë të cilës erdhi në pushtet. Por në vitet 80 ai humbi mbështetjen e Washigtonit pasi kishte spiunuar per agjensinë amerikane CIA derisa SHBA e zbuluan dhe rrëzuan qeverinë e tij.
Noriega do të mbahet mend si një diktator i cili dhunoi të drejtat e njeriut e për më tepër do te kujtohet për rolin e tij në biznesin e narkotrafikut, ku ai bashkëpunoi me trafikantë si Pablo Escobar.
Në 1989 SHBA ndërhynë në Panama me 27 mijë ushtarë dhe rrëzuan Noriegën i cili u transportua në SHBA. Ai u dënua me 40 vite burg për veprën penale të trafikimit të lendeve narkotike, zhvatje dhe pastrim parash.
Në 2007 ai u ekstradua në Francë dhe në 2011 u kthye në Panama ku iu rikthye burgut për të kryer një dënim për vrasje.
Edhe pse nuk ishte zgjedhur kurrë në krye të shtetit, Noriega u bë de fakto lider i Panamasë, duke shërbyer në një mandat 6-vjeçar si guvernator ushtarak i vendit.
Dy vite më parë gjatë një interviste ai kërkoi falje për veprimet e tij.
[gallery]22491[/gallery]
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO