Panamaja shkëput lidhjet me
Taivanin për Kinën

Panamaja shkëput lidhjet me<br />Taivanin për Kinën
Panamaja ka ndërprerë lidhjen e saj diplomatike me Taivanin në mënyrë që të forcojë lidhjen e saj me Kinën. Qeveria panameze deklaroi se njeh politikën e “një Kine të vetme”  dhe se e konsideron ishullin pjesë të saj.
 
Ndërkohë nga ana e tij Taivani shprehu irritim dhe keqardhje për këtë vendim dhe akuzoi Panamanë për sjelle “prej të forti”.Ndërsa Kina e sheh Taivanin si një provincë të shkëputur.
 
Një grup vendesh mbajnë marrëdhënie me Taipein më tepër sesa me Pekinin dhe Panamaja është një nga vendet e fundit që ka ndërruar krah.
 
Në dhjetorin e vitit të kaluar ishulli-shtet Sao Tome dhe Principe në Afrikë bën një lëvizje të ngjashme.Tashmë vetëm 20 vende kanë lidhje diplomatike me Taivanin.
 
Gjatë viteve të fundit Kina ka intensifikuar investimet e saj në vendin e Amerikës Qëndrore, ku ndodhet edhe kanali i famshëm i Panamasë.
 
Në një deklaratë Ministria e Jashtme u shpreh se ndjente irritim dhe keqardhje për atë që e quante “një kthesë diplomatike armiqësore të Panamasë që u dorëzua përpara interesave ekonomike të Pekinit”.

Edhe ishulli aziatik akuzoi Panamanë për sjellje prej “të forti” që ka injoruar vitet e shumta të miqësisë mes dy vendeve dhe shtoi se “nuk do të konkurojë me Pekinin për diplomacinë e parave”.
 
Vetëm qershorin e vitit të kaluar liderja tajvaneze Tsai Ing wen vizitoi Panamanë, në vizitën e saj të parë përtej oqeanit si presidente.





Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

 
 
 
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor