Panari i librit në Fier, shkrimtari Fran Ukcama libër për Mateo Vasiun: Poemë që apelon për kujdesin ndaj fëmijëve

Ka nisur në Fier edicioni i 8-të i Panairit Kombëtar të Librit, i cili ka filluar dje, 14 dhjetor dhe do të zgjasë deri më 18 dhjetor 2021.

Këtë vit, një libër i cili tërhoqi vëmendjen, i është kushtuar Mateo Vasiut, 8-vjeçarit i cili u vra brutalisht dhe u gropos nga fqinji i tij Klodian Çalamani në oborrin e banesës së këtij të fundit. Ngjarja tronditi mbarë opinionin publik, ndërsa shkrimtari i veprave për fëmijë Fran Ukcama, i cili ka shkruar poemën ‘Mateo o engjëll, o biri i diellit’, thotë se jetonte çdo ditë me dhimbjen e vdekjes së 8-vjeçarit, e ndaj vendosi që të shkruante këtë libër.

‘Si shkrimtar që shkruaj për fëmijët, në këtë panair solla një libër të ri kushtuar Mateos. Yllit që iku në parajsë, që për të gjithë në ishte një dhimbje e madhe, i kushtova një poeme të cilin e pagëzova me ermin ‘Mateo o engjëll, o biri i diellit’. Është një poeme që apelon për kujdesin ndaj fëmijëve, t’i ruajmë dhe mbrojmë fëmijët dhe të dënojmë këto akte vandale në shoqërinë tonë. Jetoja çdo ditë me këtë dhimbje, e gjitha kjo është një dhuratë nga shpirti im.’- tha Ukcama.

Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë të zakonshme për Mateon e vogël, kur kishte dalë të luante me biçikletën e fqinjit të tij në rrugët e fshatit Greçalli të Fierit, si çdo ditë, por atë të martë, kjo skenë pafajësie përfundoi në një krim makabër. Mateo u rrëmbye, u vra dhe më pas u gropos. Autor i këtij krimi makabër, është Klodian Çalamani 38-vjeç, e i dënuar edhe më parë për pengmarrje. Krimi monstruoz është një ndër më tronditësit për vendin tonë vitet e fundit.

Në ketë panair janë paraqitur botime nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, të cilët kanë paraqitur në këtë panair, botime nga më të larmishmet nga letërsia artistike shqipe dhe e huaj, botime historike, studimore, publicistikë, enciklopedi, letërsi për fëmijë, fjalorë, albume, etj. Kjo ngjarje e madhe e librit, vjen si çdo vit, nën organizimin e Fondacionit Kulturor “Harpa’’, me mbështetjen e Bashkisë Fier dhe Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit në Ministrinë e Kulturës.

1639570263_1639567500MATEO.jpg

 

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS