TIRANE - Në një bisedë telefonike që zhvilloi ditën e sotme Ministri i Jashtëm, Edmond Panariti me homologun e tij grek Dimotris Avramopulos u konfirmua vizita në Tiranë e ministrit grek me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së vendit.
Panariti dhe ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Dimitris Avramopulos ranë dakord për të avancuar bashkëpunimin në zgjidhjen e çështjeve në interes të qytetarëve.
Gjithashtu në këtë bisedë telefonike midis dy ministrave u konfirmua fakti se tonet nacionaliste nuk i shërbejnë frymës së mirëkuptimit mes dy popujve por duhet të kontribuojmë në uljen e tensioneve të panevojshme.
Gjatë bisedës mes dy homologëve u konfirmua edhe një takim i përbashkët ndërministror.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com