Panariti: Çështje javësh zbulimi i ilaçit kundër koronavirusit! Koha është aleate...kush rri në shtëpi, shpëton dhe fiton

Panariti: Çështje javësh zbulimi i ilaçit kundër koronavirusit! Koha është aleate...kush rri në shtëpi, shpëton dhe fiton

Ish- ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti

TIRANË- Ish- ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, si e vetmja mënyrë për t'u mbrojtur nga koronavirusi dhe se është çështje javësh zbulimi i "armikut" të këtij virusi.

Teksa bën një shpjegim të detajuar se si është i përbërë ky virus, Panariti shprehet optimist se brenda një kohë shumë të shkurtët do të identifikohen medikamentet. Deri atëherë, është shumë e rëndësishme që të qëndrojë në shtëpi, thekson Panariti.

"Koha është aleate në luftën ndaj COVID - 19! Pa asnjë dyshim! Kush reziston, shpëton dhe fiton! Prandaj, fitoni kohë, duke ulur sa më shume probabilitetin e infektimit nëpërmjet masave të karantinimit, izolimit, në këtë periudhë konfuzioni, stresi dhe paqartësie. Ja perse! Ju thashë se është çështje javësh deri sa të identifikohen medikamentet të cilat bllokojnë në mënyre të efektshme shumëzimin e koronavirusit në trupin tonë.

Prandaj, ruhuni sa të mundeni në këtë kohë që të mos mbeteni të zbuluar deri sa të hidhen në treg këto preparate.. Kush duron, shpëton dhe fiton! Brenda një kohe rekord në muajin shkurt, shkenca zbuloi strukturën dhe konfigurimin e proteinës "kunj" të virusit korona.. Eshtë ky "kunj" i grupuar në formacione treshe që i ngjajnë një kurorë (corona), i cili pushton qelizat tona duke i marrë ato "peng" dhe eliminuar pasi ti kenë shërbyer virusit për t'u shumëzuar. Prandaj të gjitha përpjekjet po bëhen për të nxjerrë jashtë funksioni këtë "kunj". Tani që kërkuesit e zbuluan dhe e njohin përbërjen dhe konfigurimin e këtij "kunji", po bëhen përpjekje për të gjetur "bllokuesin" e tij. Janë identifikuar nëpërmjet një super kompjuteri, i cili krahason matricën e kunjit viral, me matricat e lendeve potencialisht të lidheshme me të , rreth 77 substanca bllokuese të këtij kunji pas testimit të mbi 8000 prej tyre. Mbeten provat eksperimentale konfirmuese dhe se shpejti kemi armë ne dore. Ndërkohe ruhuni sa të mundeni dhe si të mundeni", tha Panariti.

Postimi i plotë i Edmond Panaritit

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • jani: 21/03/2020 23:54

    IK mor shkerdhate.

    Përgjigju
  • Feliks: 21/03/2020 00:53

    O Panariti,ilaci po testohet ne planetin mars ti ndodhesh ne toke,e kupton ku jemi.

    Përgjigju
  • gala: 20/03/2020 19:42

    E DI ,,E DI KY KOVACI,,,BESOJENI O NJEREZ,,,NA E DO TE MIREN KY KOKE--RRJEPURI,,,,BASHKE ME METEN...PTU..

    Përgjigju
  • Hi Ho z.Panarita ..: 20/03/2020 15:57

    Edhe ky Ciceron ,, ik vidhe ndonje pule Ho z..Panarita..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vijon puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren

Vijon puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren