/ATSH/- Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, u takua në Romë me Drejtorin e Përgjithshëm të FAO-s, Da Silva.
Në njoftimin për shtyp të MB-së, bëhet e ditur se në takim u diskutua për projektet mbështetëse nga kjo organizatë për bujqësinë shqiptare dhe të fermerëve në veçanti.
Ministri Panariti kërkoi intensifikim të mbështetjes nga FAO në përballimin e përmbytjeve dhe katastrofave natyrore, në fushën e sigurisë ushqimore dhe të statistikave bujqësore.
Drejtori I FAO-së i premtoi ministrit Panariti mbështetje të plotë dhe të shpejtë dhe e njoftoi për vizitën në Shqipëri brenda vitit me rastin e përurimit te zyrës së re të FAO-së në Tiranë.