BRUKSEL - Retorikat nacionaliste nuk mund të mbajnë peng marrëdhëniet Shqipëri-Greqi. Kjo është nënvizuar sot nga dy ministrat e Jashtëm të ty vendeve, Panariti dhe Avramopulos.
Takimi u realizua në Bruksel ku zhvillohet një samit i Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s.
Gjatë takimit, Ministri Panariti i konfirmoi homologut grek vullnetin e qeverisë shqiptare për të çuar përpara marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë ndërmjet dy vendeve.
Të dy ministrat kanë deklaruar gjithashtu, se retorikat nacionaliste nuk mund të mbajnë peng marrëdhëniet ndërmjet dy qeverive dhe popujve.
Kjo deklaratë vjen pas anulimit të vizitën së Avramopulos në Tiranë më 28 nëntor me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë.
Shkak për anulimin e vizitës u bë një deklaratë e kryeministrit Berisha për Prevezën duke e cituar atë si territor shqiptar, por duke e vënë në kontekstin e 100 viteve më parë.
(j.d/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com