TIRANE, 21 Qershor /ATSH/- Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti deklaroi në një emision televiziv se "Midhja shqiptare do të "njohë" eksportin, kur ne t'i përmbahemi kritereve dhe standardeve të cilësisë dhe sigurisë që korkon tregu i Bashkimit Evropian". Kjo do të thotë, u shpreh kreu i bujqësisë, që në rradhë të parë të ruajmë ekosistemin ku ajo rritet dhe zhvillojet.
Për këtë arsye shpjegon ministri Panariti, përpara dy javësh isha në Butrint dhe udhëhoqa punimet për furnizimin normal të lagunës me ujin e Bistricës. Kishte muaj madje më tepër se një vit që laguna nuk furnizoheshe rregullisht me ujin e Bistricës, që është ujë i freskët, ujë i oksigjenuar, mban konstante ujrat në qarkullim dhe njëkohësisht i furnizon me oksigjen dhe ruan temperaturat. Midhja rritet në temperatura rigorozisht të përcaktuara, që shkojnë nga 22 deri në 24 gradë. Vjet temperaturat kanë shkuar deri në 30 gradë prandaj 40% e midhjes ngordhi dhe nuk u zhvillua, duke patur humbje të jashtëzakonshme. Kanali u hap dhe tashmë uji rrjedh. tha ai .
"Do të ndërhyhet dhe në kanalin e Vivarit që lidh lagunën me detin dhe do krijojmë një sistem i cili qarkullon dhe ruan vlerat dhe parametrat e ekosistemit. Ju eshte bërë e qartë shfrytëzuesëve të midhjeve, rreth 60 subjekte, që nuk do të lejojmë madje nuk do të hezitojmë t'u pezullojmë liçencat në rast se ata nuk do të respektojnë këtë ekosistem "-deklaroi kreu i Bujqësisë Panariti, ndërsa theksoi se, është në interesin e prodhuesve të midhjeve, që ta mbajnë hapur kanalin, është në interesin e tyre të ruajnë parametrat higjeno-sanitarë gjatë gjithë bregut të lagunës, në mënyrë që të garantojnë cilësinë e prodhimit.
 

Tani që ne ndërhymë për ta rikthyer ekosistemin në parametrat e tij do ta monitorojmë dhe nuk do të hezitojmë për të ndërhyrë në mënyrë që ekosistemi t'i ruajë këto vlera sepse në këtë mënyrë do të kemi kartvizitën e cilësisë dhe të standardeve të pastërtisë dhe të mbetjeve toksike që kërkon Bashkimi Evropian, në mënyrë që të hapim eksportin e midhjes, u shpreh ministri Panariti.e,xh/f.n/