Panariti: Koalicioni PS-LSI, i qetë
konstruktiv dhe me ide të qarta

Panariti: Koalicioni PS-LSI, i qetë<br />konstruktiv dhe me ide të qarta
Nga Korça Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka komentuar koalicionin qeverisës.
 
Ai theksoi se ky koalicion ka qenë vazhdimisht i qetë, konstruktiv dhe me ide të qarta.
 
Panariti u shpreh se shqetësimet e pashmangshme trajtohen gjithnjë institucionalisht dhe se këto dy parti i diskutojnë haptazi dhe në mënyrë transparente problemet që dalin në qeverisje.                       
 
“Koalicioni PS-LSI ka qenë vazhdimisht i qetë, konstruktiv dhe me objektiva të qarta. Sigurisht që në një koalicion ka shqetësime por këto trajtohen gjithmonë në mënyrë institucionale. Të dy partitë diskutojnë haptazi në tryezën e koalicionit dhe vendosin në mënyrë transparente për të gjitha problemet që dalin në qeverisje”, u shpreh ministri.
 
Panariti deklasoi se koalicionet regjistrohen në Prill dhe nëse LSI do të hy vetëm apo jo është vendimmarrje që i takon forumeve të partisë. 
 
“Koalicionet regjistrohen në mes të prillit ky është afati dhe gjatë kësaj kohe duhen bërë bilance dhe duhet diskutuar jo thjesht për mënyrën e futjes në koalicion por për objektivat e qarta që do të kemi në qeverisjen e ardhshme. LSI e vetme? Janë vendime që merren nga forumet më të larta të LSI në raport me zgjedhjet e ardhshme ne do te kemi forumet tona dhe anëtarësia do të vendosë”, tha ai.
 
Ministri deklaroi se LSI është në një koalicion qeverisës dhe i përmbahet atij me përgjegjësi.
 
“Ne jemi në një koalicion në një pakt qeverisës sipas marrëveshjes së 1 prillit. LSI i përmbahet me koherencë të gjitha objektivave. Ne kemi treguar edhe ne koalicionet e mëparshme që jemi një force e përgjegjshme dhe një forcë realizuese që nuk jep premtime por i mban ato. Ne kemi qenë një forcë që shohim përpara në funksion të një shërbimi më të mirë”, tha Panariti.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Nëna e Noizyt qan pasi pret të birin nga burgu

Nëna e Noizyt qan pasi pret të birin nga burgu