Panariti: Mbështetje sektorëve
prioritarë sipas hartës bujqësore

Panariti: Mbështetje sektorëve<br />prioritarë sipas hartës bujqësore
TIRANË- Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, deklaroi sot në Kuvend, se strategjia e bujqësisë për vitin 2015, do të fokusohet në realizimin e prodhimit bujqësor dhe blegtoral vendas, përmes adresimit të fondeve buxhetore drejt sektorëve prioritarë të përcaktuar në hartën bujqësore.
 
Duke folur në seancën plenare të Kuvendit, në përgjigje të interpelancës së kërkuar nga deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) Robert Bitri, ministri i Bujqësisë sqaroi se, mbi bazën e hartës bujqësore që është hartuar për herë të parë këtë vit, do të mbështesim ato kultura apo prodhime që janë parësore në qarqe apo zona të caktuara. Ministri sqaroi se në Shkodër do të mbështesim bimët mjekësore, gështenjat etj, në Korçë do të financojmë për mollët, qepët, fasulen pllaqi, pataten etj, e kështu për çdo qark, mbi bazën e prioriteteve që janë përcaktuar në hartën bujqësore. "Hartë, e cila është përgatitur nga një grup ekspertësh ekselentë shqiptarë dhe të huaj të bujqësisë", tha ministri Panariti.
 
Kreu i Bujqësisë informoi se gjatë vitit 2014 fondet për subvencionin e fermerëve nga 6,8 milionë euro në vitin 2013, u rritën në 12 milionë euro. Nga 8 mijë e 600 fermerë përfitues të skemave subvencionuese, 94% e këtij totali ishin fermerë dhe 6% firma përpunuese.
 
Ndërsa vetëm në qarkun e Fierit, tha ministri Panariti, gjatë këtij vitit janë financuar 1,6 miliardë lekë dhe kanë përfituar 2300 fermerë.
 
Duke u ndalur në projektet kryesore për vitin 2015, ministri i Bujqësisë shpjegoj se, do të jetë programi i BB me vlerë 40 milionë usd për ujitjen dhe kullimin si dhe financimi i BE-së për sigurinë ushqimore, që do të zënë pararojën e investimeve donatore. Ndërsa vëmendje do të marrë adresimi i mbështetjes për vulën e cilësisë së prodhimit që do të jetë marka shqiptare në tregjet e huaja.
 
Ministri informoi se, gjatë këtij viti, në saj të mbështetjes dhe strategjisë për rimëkëmbjen e bujqësisë janë rritur me 28% eksportet në18 vende të ndryshme, ndërsa prodhimi bujqësor shënon rritje progresive në kontributin që jep në PPB. /ATSH/

Redaksia Online

(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)