Panariti-Murrizit:Mos e konsumo
opozitarzimin ndaj ambsadorit Lu

Panariti-Murrizit:Mos e konsumo<br />opozitarzimin ndaj ambsadorit Lu
Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka reaguar lidhur me postimin e deputetit demokrat Myslim Murrizi i cili ironizonte ambasadorin e SHBA-së Donald Lu lidhur me letrat falënderuese që ky i fundit u ka dërguar ministres Kodheli dhe Gjermeni të cilat nuk do të jenë më në qeverinë Rama 2.

Panariti përkrah diplomatin amerikan dhe i kërkon Murrizit të korigjojë shënjestrën dhe të mos konsumohet ndaj ambasadorit të nderuar të SHBA.

Përmes statusit ai bën me dije se edhe ai ka marrë nje letër falenderuese nga ambasadori por ka zgjedhur të mos e bëj publike.

Statusi i Panaritit 

'Korigjo shenjestrën Z.Murrizi dhe opozitarizmin tënd mos e konsumo ndaj ambasadorit të nderuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili është plotësisht në të drejtën e tij të shprehet, gjykojë, vlerësojë dhe falenderojë ose jo personalitete dhe institucione, duke shprehur jo thjesht qëndrimin e tij personal, por atë të Shteteve të Bashkuara.

Meqenese e kishe merak dhe e ftoje ambasadorin të falenderojë edhe ministrat e LSI, të njoftoj që, ai e ka bërë atë dhe letra e falenderimit dhe e vlerësimit ndodhet mbi tryezën time, por duke e konsideruar aëe diskrete dhe personale, nuk e shoh të udhës ta bëj publike"

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Vuani nga diabeti? Ja 6 frutat që ju ndalohen kategorikisht dhe 4 të tjerat që duhet t’i konsumoni

Vuani nga diabeti? Ja 6 frutat që ju ndalohen kategorikisht dhe 4 të tjerat që duhet t’i konsumoni