Panariti në Bordin Drejtues
për biodiversitetin të Mesdheut

Panariti në Bordin Drejtues<br />për biodiversitetin të Mesdheut
Anëtari më i ri i Bordit Drejtues të planit të veprimit për biodiversitetin e qyteteve të rajonit të Mesdheut, është zgjedhur nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Edmond Panariti.

Zyra e shtypit e bashkisë së Tiranës bëri të ditur se autoritetet lokale dhe përfaqësuesit e qeverive u takuan në Montpellier të Francës nga data 17-19 Janar 2012 për të zbatuar Planin Strategjik për biodiversitetin në qytetet e rajonit të Mesdheut.

Gjatë vizitës në Francë, Panariti u takua edhe kryetaren e Bashkisë së Montpellier, znj. Helene Mandrou. Në konferencën e përbashkët të shtypit, në përfundim të takimit, znj. Mandroux u shpreh se "qyteti i Montpellier, e ndjen për detyrë të ofrojë shembullin e tij të zhvillimit urban, duke e vënë theksin tek njeriu. Gjelbërimi dhe biodiversiteti i qyteteve tona është garanci për cilësinë e jetës në to".

Në fjalën e tij në këtë aktivitet, Panariti vuri në dukje se gjelbërimi dhe biodiversiteti përbën një ndër përparësitë e planit të ri urbanistik të Tiranës. ah/Shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz