TIRANE, 21 Qershor/ATSH/-Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti ka qenë dje në Komunën e Zall-Bastarit për të shprehur vullnetin dhe gatishmërinë e plotë të dikasterit që ai drejton në drejtim të mbështetjes me hapa dhe nisma konkrete për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë në këtë zonë.
Ndonëse 17 km larg kryeqytetit të Shqipërisë, nevojat e komunës Zall-Bastar janë të mëdha, dhe Ministri Panariti duke u njohur më nga afër me problemet dhe shqetësimet e banorëve të kësaj komune ka theksuar se tashmë ka ardhur koha që kjo zonë të mos lihet më në harresë.
Duke shprehur vlerësimin për potencialet e zonës së Zall-Bastarit kryesisht në drejtim të prodhimit të djathit dhe domates, Ministri Panariti shprehu mbështetjen në drejtim të ndërtimit të qendrave të grumbullimit dhe të shitjes si dhe në drejtim të ndihmës me pajisje të baxhove, të cilat sipas tij prodhojnë një nga llojet e djathrave më të mira në Shqipëri.
Një tjetër ndihmë konkrete për banorët e zonës, sipas Ministrit Panariti do të jetë për zgjerimin e sip?rfaqeve t? kultivuara me domaten e von? si dhe për rritjen e kapaciteteve të ujitjes për këtë zonë.

"Domatja e von? ?sht? shum? cil?sore , ?sht? domate bio, p?lqehet, ajo q? shkon n? treg ik?n menj?her?. Kjo tregon q? konsumatori i Tiran?s e p?lqen shum? k?t? lloj domate, ?sht? nj? domate q? do t? stimulohet dhe jo vet?m kaq, por do t? ndihmojm? natyrisht edhe p?r kulturat e tjera, t? cilat mbillen dhe jan? jasht?zakonisht konkuruese. Duhet natyrisht t? punojm? shum? p?r t? rritur kapacitetet e ujitjes s? k?saj zone, edhe ne natyrisht kemi disa ambicje p?r t? b?r? investime n? m?nyr? q? uji q? ekziston t? arrij? n?p?r parcelat, pasi kjo ?sht? nj? nga pikat m? t? dobta t? k?saj komune, pra, realisht investime n? rrjetin vadit?s", tha ministri.