Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti siguroi fermerët për mbështetjen e plotë për sektorin e agroturizimit. I pranishëm në një kantinë vere në zonën e Kalasë së Prezës Panariti përsëriti rëndësinë e pajisjes së fermerit me kartë dhe me numër NIPT-i.

Panariti tha se formalizimi i bujqësisë nuk është ngarkesë tatimore për fermerin por është një ndihmë e madhe për zbatimin e politikave bujqësore.

“Aplikimet për pajisjen me NIPT nga ana e fermerëve janë të shumta në të gjithë vendin, gjë që tregon se ata janë të vetëdijshëm se të jesh informal nuk është me leverdi, sepse vetëm konsolidimi i një zinxhiri vlerash siguron suksesin e të gjithë sektorit bujqësor”, u shpreh Panariti.

Gjithashtu, ministri garantoi mbështetje të plotë për produktet bio si ajo e kantinës së verës “Enol”, e cila nisi si biznes i vogël familjar ndërsa tashmë merret si pikë referimi për agroturizmin.

Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)