Ministri I Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, z.Edmond Panariti ka vizituar dje Lagunën e Butrintit, ku ka inspektuar nga afër impiantet e kultivimit të midhjes. Ai ka vlerësuar pozitivisht ecurinë e zhvillimit të midhjes në këtë sezon, duke u fokusuar te parametrat shumë të mirë të zhvillimit dhe standardet e larta. Panariti theksoi se tashmë sfida e Shqipoërisë është që të hapi eksportet e midhjes shqiptare për tregjet evropiane dhe ai u shpreh besimplotë se kjo gjë do të arrihet shumë shpejt, por që sigurisht për këtë do të jetë e nevojshme bashkëpunimi midis sektorit privat dhe shtetit.