TIRANE- Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Panariti, u nis sot për në Bruksel ku do të mbahet mbledhja dyditore e vendeve anëtare të Këshillit të Atlantikut të Veriut në nivel ministrash të Jashtëm.

Në zbatim të detyrave të lëna nga Samiti i Çikagos, pritet që ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve aleate të diskutojnë për një sërë çështjesh të ndryshme që karakterizojnë bashkëpunimin brenda Aleancës Atlantiko-Veriore dhe ndërveprimit të saj edhe me vendet partnere të Ballkanit Perëndimor në lidhje me misionet paqeruajtëse të NATO-s si ISAF dhe KFOR.

(sg/atsh/shqiptarja.com)